Të martën zhvillohet xhiroja e gjashtë në Liga Unike Femrat, që hyn në pjesën vendimtare të kampionatit.
Të gjitha takimet zhvillohen nesër nga ora 17:00.
Flamurtari do të përballet me Bashkimin, në një ndeshje interesante në Vlorë. Skuadra vlonjate ka tri fitore e dy humbje, derisa ajo prizrenase katër fitore e një humbje në pesë xhirot e para.
Skuadra tjetër prizrenase Junior 06 Moni Bau do të përballet me Partizanin e Tiranës. Prizrenaset numërojnë një fitore e katër humbje deri më tani, derisa ajo tiranase tri fitore e dy humbje.
Përballje mjaft interesante shihet edhe ajo ndërmjet Tiranës dhe Peja 03. Dy ekipe mjaft cilësorë që hyjnë vetëm për fitore në këtë përballje. Po ashtu dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje, andaj pritet një takim i baraspeshuar në kryeqytetin shqiptar.
Liga Unike Femrat-Java 6
E martë
17:00 Flamurtari-Bashkimi
17:00 Junior 06 Moni Bau-Partizani
17:00 Tirana-Peja 03