Peja 03 ka fituar sfidën në kryeqytetin shqiptar ndaj Tiranës me 20 pikë dallim, 67:87 (23:21, 10:20, 17:15, 17:31), në javën e gjashtë të Liga Unike Femrat.
Në fakt ndeshjen më mirë e nisën tiranaset, duke fituar çerekun e parë 23:21, por periudha e dytë dhe e fundit ishin vendimtare, që pejanet të shënojnë fitore shumë të vlefshme në Tiranë.
Alexxus Davis ishte më e mira te Tirana me 15 pikë e 16 kërcime, ndërsa te Peja 03 u dalluan Alexis Tolefree me 28 pikë e shtatë kërcime dhe Calveion Landrum me 26 pikë e nëntë asistime.
Tirana ka dy fitore e katër humbje, ndërsa Peja 03 ka tri fitore e katër humbje.