10/02/2025

Përballje interesante në Ligën Unike të Femrave

Liga Unike në konkurrencën e femrave vazhdon me përballje interesante.

Të martën do të përballen Partizani me Bashkimin, dy skuadrat që janë në pozitën dy, përkatësisht një.

Skuadra tiranase ka katër fitore e dy humbje, derisa kampionet e Kosovës, shtatë fitore e një humbje.

Të mërkurën zhvillohet dueli tjetër i kësaj xhiro mes dy skuadrave shqiptare, Tirana dhe Flamurtari.

Tirana ka dy fitore e katër humbje, ndërsa Flamurtari i Vlorës, tri fitore dhe tri humbje.

Liga Unike e Femrave-Java 7

E martë

16:00 Partizani-Bashkimi

E mërkurë

15:30 Tirana-Flamurtari