19/02/2025

Flamurtari fiton ndaj Partizanit, barazohen me pikë

Flamurtari shënoi fitore ndaj Partizanit me rezultat 61:48 (10:11, 18:14, 18:13, 15:10), në javën e tetë të Ligës Unike për Femrat.

Në çerekun e parë, mysafiret kishin deri në pesë pikë epërsi, 6:11, derisa në periudhën e dytë, vendaset 28:23, sidoqoftë, pjesa e parë përfundoi 28:25.

Në periodën e tretë, skuadra vlonjate sërish për një nuancë ishte më e mirë, 18:13, derisa në dhjetë minutat e fundit, Partizani u afrua disa herë në pesë pikë, por në fund, vendaset ishin më të përqendruara për të shënuar fitore 61:48.

Te vendaset u dalluan Jose Johnson me 15 pikë e tetë kërcime dhe Crystal Thomas me 17 pikë e tetë kërcime, derisa te mysafiret më e dalluara ishte Aida Palko me 13 pikë e tetë kërcime.

Tani të dy skuadrat kanë nga katër fitore e katër humbje.