Tirana ka fituar në Prizren ndaj Junior 06 Moni Bau me rezultat 66:103 (15:33, 17:23, 16:13, 18:34), në ndeshjen e mbetur të javës së tetë në Liga Unike Femrat.
Skuadra tiranase ishte më e mirë nga fillimi deri në fund, duke shënuar fitore të merituar.
Mysafiret e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë me rezultat 15:33, derisa ishin më të mira edhe në periudhën e dytë, 17:23, për të shkuar në pushim me shifrat 32:56.
Skuadra nga Tirana në pjesën e dytë, vetëm sa shtoi epërsinë për të triumfuar në fund 66:103.
Te vendaset e dalluan Abigal Ogle me 22 pikë e pesë asistime dhe Diamond Canon me 21 pikë e shtatë kërcime, derisa te mysafiret u dalluan Enisa Qosja me 24 pikë e shtatë kërcime dhe Emani Clough me 18 pikë, tetë kërcime e nëntë asistime.
Junior 06 Moni Bau ka një fitore e shtatë humbje, kurse Tirana ka katër fitore e katër humbje.