Flamurtari shënoi fitore të rëndësishme ndaj Junior 06 Moni Bau si mysafir me rezultat 73:83 (17:22, 22:22, 17:22, 17:17), në javën e nëntë të Liga Unike Femrat.
Kjo fitore është një hap drejt “Play-off”-it për skuadrën nga Vlora.
Takimi në Prizren ka qenë interesant, ku perioda e parë ishte e ngjashme me atë të tretë, 17:22, derisa e dyta dhe e fundit ishte e baraspeshuar 22:22 dhe 17:17.
Por, fitorja për mysafiret ishte e merituar, pasi pothuajse gjatë gjithë takimit ishin në epërsi dhe kontrolluan lojën.
Te vendaset u dalluan Diamond Cannon me 22 pikë e nëntë kërcime dhe Merisa Bilalli me 20 pikë e gjashtë kërcime, derisa te mysafiret u dalluan Jose-Ann Johnson me 14 pikë, dhjetë kërcime e shtatë asistime, Crystal Thomas me 20 pikë e shtatë kërcime dhe Desiree Ramos me 17 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.
Junior 06 Moni Bau ka një fitore e tetë humbje, duke mbetur në vendin e gjashtë apo të fundit, ndërsa Flamurtari ka pesë fitore e katër humbje. Në xhiron e fundit, Flamurtari pret Peja 03 për një vend në garat shtesë.