Bashkimi shënoi fitore ndaj Tiranës në udhëtim me rezultat të lartë 54:82 (10:19, 11:20, 21:21, 12:22).
Sfida u zhvillua në kuadër të javës së nëntë të Liga Unike Femrat.
Me këtë fitore prizrenaset përfunduan garat e rregullta me nëntë fitore dhe një humbje, duke blinduar vendin e parë për Final 4, që do të zhvillohet në Shqipëri. Ndërkohë, skuadra tiranase ka katër fitore e pesë humbje, kurse në ndeshjen e fundit do të përballet me Partizanin.
Sa i përket ndeshjes, prizrenaset nga fillimi ishin në epërsi, duke shënuar fitore të merituar. Ato fituan çerekun e parë 10:19, derisa atë të dytë, 11:20, për të shkuar në pushim me rezultat 21:39.
Pavarësisht se perioda e tretë ishte e niveluar 21:21, fitorja u vulos në dhjetë minutat e fundit, për të fituar në fund 54:82.
Te vendaset u dalluan Emani Clough me 16 pikë, nëntë kërcime e katër asistime dhe Miriam Lara me 12 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa te mysafiret Briana Byrd me 32 pikë e nëntë asistime.