13/03/2025

4 skuadra për trofeun e Ligës Unike

Pas përfundimit të xhiros së gjashtë në Ligën Unike, janë përcaktuar katër skuadrat që do të luftojnë për titullin e kampionit.

Final 4 i Ligës Unike te meshkujt zhvillohet në Kosovë, derisa vendi i zhvillimit të eventit do të vendoset shumë shpejt nga Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar tri skuadra nga Kosova dhe një nga Shqipëria.

Vëllaznimi, si lider i Grupit A, do të përballet me Golden Eagle Yllin nga Grupi B, ndërkohë, që Sigal Prishtina do të ndeshet me Besëlidhjen.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 26 mars, derisa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja më 27 mars.

Orari

E mërkurë  26.03.2025

Vëllaznimi - Golden Eagle Ylli 

Sigal Prishtina - Besëlidhja 

E enjte 27.03.2025

Ndeshja për vendin e tretë

Ndeshja finale