28/03/2025

Vëllaznimi kampion i Ligës Unike

Vëllaznimi kampion i Ligës Unike në konkurrencën e meshkujve. Në Final 4 të zhvilluar në Prishtinë më 26 dhe 27 mars, Vëllaznimi shënoi fitore në finale ndaj Sigal Prishtinës.
Vëllaznimi në gjysmëfinale mposhti Yllin, ndërsa Prishtina mposhti Besëlidhjen.

Në “Pallatin e Rinisë dhe Sportit” u zhvillua një dramë e vërtetë, ku u desh që vendimtarë të jenë sekondat e fundit të kësaj ndeshjeje, e cila shkoi edhe në vazhdime.

Kuqezinjtë fituan ndeshjen me rezultat 91:88, derisa MVP i finales u shpall basketbollisti vendor Arian Azemi, i cili grumbulloi 24 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime.