19/11/2025

Besëlidhja e nis me fitore

Ndeshjen e parë të edicionit të ri në Ligën Unike të meshkujve e fitoi Besëlidhja.

Skuadra nga Lezha fitoi ndaj Borës debutuese në këtë ligë me shifrat 98:70 (24:21, 21:20, 21:18, 32:11), në kuadër të Grupit A.

Sfida në 30 minutat e parë ka qenë kryesisht e baraspeshuar, derisa dallimi i madh dhe vendimtar u bë në çerekun e fundit, që përfundoi 32:11 për vendasit, që triumfuan 98:70.

Gjashtë basketbollistë te vendasit shënuan pikë dyshifrore, ku Trey Edmonds e mbylli ndeshjen me 17 pikë, dhjetë kërcime e katër asistime, derisa te mysafirët u dallua Tyler Cheese me 23 pikë.