16/12/2025

Tirana fiton derbin kryeqytetas

Tirana ka fituar derbin kryeqytetas ndaj Partizanit në Ligën Unike të Femrave në kuadër të javës së dytë.

Vashat bardheblu fituan 78:77 (20:21, 25:10, 15:23, 18:23), në një sfidë që ishte interesante nga fillimi deri në fund.

Pesë basketbolliste u paraqitën te Tirana, duke shënuar pikë dyshifrore, derisa Myriam Lara e përfundoi ndeshjen me 18 pikë e 14 kërcime, kurse te Partizani, Ornela Lalaj kishte 18 pikë e dhjetë kërcime.

Për Tiranën ishte ndeshja e parë në këtë edicion, derisa humbja e dytë për vashat e Partizanit.