12/01/2026

Dy sfida interesante në Ligën Unike të Femrave

Mesjava sjell përballje interesante në Ligën Unike të Femrave, ku zhvillohet java e tretë.

Të martën do të përballen Partizani me Peja 03. Partizani kërkon fitoren e parë në këtë edicion pas dy humbje, derisa skuadra pejane kërkon fitoren e tretë, pasi e nisi edicionin me dy fitore.

Kampioni i edicionit të fundit, Flamurtari do të ndeshet në Vlorë me Tiranën. Skuadra vlonjate ka një humbje, derisa ajo tiranase një fitore.

Liga Unike Femrat-Java 3

E martë

15:00 Partizani-Peja 03 

E mërkurë

18:00 Flamurtari-Tirana