Peja 03 ka fituar bindshëm në Tiranë ndaj Partizanit me rezultat të lartë 63:97 (22:22, 14:27, 10:20, 17:28).
Vetëm çereku i parë i ndeshjes ishte i baraspeshuar, e më pas, skuadra pejane filloi dominimin, duke ngritur epërsinë minutë pas minute dhe për të triumfuar në fund 63:97.
Ornela Lalaj ishte më e mira te vendaset me 16 pikë e nëntë kërcime, derisa te skuadra pejane Paige Powell e mbylli ndeshjen me 32 pikë e 14 kërcime, derisa Kiyana Jefferson kishte 20 pikë, 13 kërcime e shtatë asistime.
Për Partizanin ishte humbja e tretë nga tri ndeshje të zhvilluara, ndërsa Peja 03 ka katër fitore e një humbje.