Golden Eagle Ylli shënoi fitore ndaj Apolonisë në Fier me shifrat 61:72 (13:20, 7:18, 23:16, 18:18).
Therandasit ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.
Te vendasit më i miri ishte Jaylen Bates me 21 pikë e dhjetë kërcime, derisa te mysafirët më i miri ishte Scott Bamforth me 28 pikë.
Tani të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, në kuadër të Grupit B, të Ligës Unike të meshkujve.