Besëlidhja shënoi fitore ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 82:90 (19:30, 19:24, 25:20, 19:16)
Në javën e tretë të Ligës Unike, skuadra e Besëlidhjes, pothuajse nga fillimi ishte në epërsi, duke arritur fitore të merituar ndaj kampionit të kësaj lige, Vëllaznimit.
Mysafirët ishin më të mirë sidomos në pjesën e parë, ku e bën dallimin, derisa vendasit tentuan në pjesën e dytë, por nuk arritën rikthimin.
Jericole Hellems ishte i jashtëzakonshëm te vendasit me 38 pikë e gjashtë kërcime, kurse te mysafirët më i miri ishte Eldi Hysa me 14 pikë e tetë asistime.
Vëllaznimi ka një fitore e dy humbje, kurse Besëlidhja tri fitore në tri ndeshje.