Të mërkurën u zhvilluan tri ndeshjet e javës së gjashtë të Ligës Unike Femrat.
Tirana triumfon ndaj Prishtinës
Tirana ka shënuar fitore me rezultat 66:62 ndaj Prishtinës, në një ndeshje shumë të luftuar dhe me dramë deri në sekondat e fundit.
Peja 03 fiton ndaj Flamurtarit
Peja 03 ka shënuar fitore të merituar ndaj Flamurtarit me rezultat 93:77, në një ndeshje ku kontrolloi ritmin sidomos në pjesën e dytë.
Bashkimi bindës
Bashkimi ka shënuar fitore të thellë ndaj Partizanit në udhëtim me rezultat 31:68, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund.