10/02/2026

3 sfida interesante në javën e katërt të Ligës Unike

Mesjava sjell disa ndeshje interesante në Ligën Unike të meshkujve, ku zhvillohet xhiroja e katërt.

Në Grupin A, Vëllaznimi do të përballet me Teutën. Kuqezinjtë kanë dy fitore e dy humbje, kurse durrësakët dy humbje në dy ndeshjet e para.

Dy takimet do të zhvillohen në kuadër të Grupit B. Apolonia pas humbjes ndaj Golden Eagle Yllit do të ndeshet me GO+ Pejën, kurse pejanët pas humbjes nga Vllaznia kërkojnë të rikthehen te fitoret. Apolonia ka një fitore e një humbje, kurse skuadra nga Peja një fitore e dy humbje.

Vllaznia do të ndeshet me Golden Eagle Yllin në një sfidë interesante në Shkodër. Një fitore e një humbje ka skuadra nga Durrësi, derisa dy fitore e një humbje për skuadrën nga Theranda, ish-kampione e Ligës Unike.

Liga Unike-Java 4

GRUPI A 

E mërkurë

17:00 Vëllaznimi - Teuta

GRUPI B

E martë

17:00 Apolonia - GO+ Peja

E mërkurë

17:00 Vllaznia - Golden Eagle Ylli