11/03/2026

Skuadrat e Final 4 në Ligën Unike të Femrave

Ka përfunduar edicioni i rregullt në Ligën Unike të Femrave.

Njëkohësisht janë përcaktuar edhe skuadrat e Final 4, që do të mbahet më 17 dhe 18 mars.

Peja 03, Bashkimi, Flamurtari dhe Tirana u kualifikuar në Top 4, derisa këtë qëllim nuk e arritën Prishtina dhe Partizani.

Në gjysmëfinale do të përballen Peja 03 me Tiranën, kurse Bashkimi me Flamurtarin.

Peja 03 u rendit e para me nëntë fitore e një humbje, Bashkimi tetë fitore e dy humbje, Flamurtari gjashtë fitore e katër humbje, Partizani dy fitore e tetë humbje dhe Prishtina një fitore e nëntë humbje.