Golden Eagle Ylli dhe GO+ Peja shënuan fitore të rëndësishme në Ligën Unike të meshkujve.
Në xhiron e gjashtë, Ylli fitoi bindshëm ndaj Apolonisë 80:59, në një sfidë, ku ishin në epërsi nga fillimi dhe kontrolluan lojën në tërësi. Tani të dy skuadrat kanë nga tri fitore e dy humbje.
Në ndeshjen tjetër të Grupit B, verdhezinjtë nga Peja fituan ndaj Vllazinsë 70:93, ku dallimi i madh dhe vendimtar u bë në çerekun e tretë 8:25. Tani të dy skuadrat kanë nga dy fitore e tri humbje.
Ndeshjet e fundit do të jenë përcaktuese se kush do të jenë dy skuadrat që do të kualifikohen në Final 4.