Në përputhje me kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht neni 24, dhe bazuar në rezultatet e konkursit për organizimin e turneut Final Four – Liga Unike Femrat 2025/26, Bordi i FBK-së, më 12.03.2026, vendos si më poshtë:
Turneu Final Four – Liga Unike Femrat për edicionin 2025/26 do të zhvillohet më 17 dhe 18 mars 2026, në qytetin e Prizrenit (Palestra ‘Sezai Surroi’), me organizator KBF Bashkimi.
KBF Bashkimi do të nënshkruajë kontratë me FBK, në të cilën do të përcaktohen në mënyrë të detajuar të drejtat dhe obligimet e të dyja palëve lidhur me organizimin e eventit.
Ky vendim hyn në fuqi në ditën e miratimit të tij.