16/03/2026

Sfidat gjysmëfinale të Final 4 Ligës Unike

Prizreni është qyteti mikpritës i Final 4 në Ligën Unike të Femrave.

Katër skuadrat më të mira të kësaj gare mes Shqipërisë dhe Kosovës do të garojnë për trofeun e çmuar.

Gjysmëfinalja e parë është Peja 03 me Tiranën. Skuadra pejane u rendit e para me nëntë fitore e një humbje, kurse ajo tiranase me katër fitore e gjashtë humbje ishte e katërta.

Kampioni i Kosovës, Bashkimi do të ndeshet me Flamurtarin, kampionin e Ligës Unike. Prizrenaset ishin në vendin e dytë me tetë fitore e dy humbje, kurse ajo vlonjate e treta me gjashtë fitore e katër humbje.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen të martën, derisa të mërkurën ndeshja për vendin e tretë dhe finalja.

Ndeshjet transmetohen në Art Motion.

Orari

E Martë (17.03.2026)

16:00 | Peja 03 - Tirana

19:30 | Bashkimi - Flamurtari

E Mërkurë (18.03.2026)

16:00 | Vendi i III-të

19:30 | FINALE