Tirana është renditur e treta në Ligën Unike të Femrave. Skuadra kryeqytetase në sfidën për vendin e tretë fitoi ndaj Flamurtarit 78:73.
Sfida ishte emocionuese në Prizren, por skuadra bardheblu ishte më e mirë në këtë përballje, duke fituar me meritë.
Çmimi i Fair Play i takoi Flamurtarit, ku kapitenes Adia Briskeri, çmimin ia dorëzoi Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe basketbollit 3x3 në FBK, derisa medaljet e bronzta për ekipin e Tiranës ia ndan Ersi Oruci, Sekretar i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Fabiola Përmeti, Drejtore e Garave të Femrave në FSHB.