Bashkimi për herë të parë ka fituar Ligën Unike të Femrave. Në një super finale dhe me një rikthim sensacional fitoi ndaj Peja 03 me rezultat 63:73.
Prizrenaset ishin duke humbur me 22 pikë dallim, 40:18 në çerekun e dytë, por në pjesën e dytë bën rikthimin e madh për të fituar për herë të parë në këtë garë.
MVP e Final 4 të Ligës Unike që u mbajt në Prizren u shpall Alexis Mead, çmim që iu dorëzua nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, derisa trofeun për kapitenen e Bashkimit, Aulona Muhadri ia dorëzoi Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.