Finalja e Ligës Unike do të zhvillohet ndërmjet skuadrave nga Kosova, Pejës dhe Golden Eagle Yllit, ndërsa ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Besëlidhjes.
Peja në një ndeshje interesante fitoi ndaj Vëllaznimit 82:67, ku fituesi u vendos në pjesën e dytë.
Pesë basketbollistë te Peja shënuan pikë dyshifore, derisa Logan Routt e mbylli ndeshjen me dhjetë pikë e shtatë kërcime, derisa Ziggy Ried kishte 17 pikë e shtatë kërcime.
Golden Eagle Ylli fitoi ndaj Besëlidhjes 63:76 për tu rikthyer në finalen e Ligës Unike. Dallimi i madh u bë në periodën e tretë që përfundoi 13:22.
Trey Edmonds kishte 23 pikë e 11 kërcime për Besëlidhjen, kurse Scott Bamforth kishte 30 pikë e pesë kërcime për therandasit.
Të enjten nga ora 15:00 do të zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa finalja nga ora 18:00.
Të gjitha ndeshjet po zhvillohen në Palestrën “Feti Borova” në Tiranë.