26/03/2026

Finalja e madhe e Ligës Unike

Ish-kampionët e Ligës Unike, Peja dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në finalen që zhvillohet sonte.

Finalja pritet të jetë e jashtëzakonshme, me të dy skuadrat që duan trofeun e çmuar të kësaj gare.

Peja në gjysmëfinale eliminoi Vëllaznimin, kurse Golden Eagle Ylli eliminoi Besëlidhjen.

Sfida do të zhvillohet në Tiranë, aty ku po zhvillohet Final 4 i Ligës Unike.

Ndeshja transmetohet në RTSH dhe Art Motion.

Takimi për vendin e tretë mes Vëllaznimit dhe Besëlidhjes nuk do të zhvillohet dhe kampionët e Shqipërisë fitojnë vendin e tretë në këtë edicion të Ligës Unike.